• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
in Blog

Në Shqipëri po ndodh diçka që meriton analizë serioze: një angazhim lobimi, i regjistruar rregullisht dhe në përputhje të plotë me ligjin amerikan, po përdoret nga prokuroria dhe po pranohet nga gjykata si rrethanë negative për të justifikuar vijimin e paraburgimit. Refuzimi i fundit për lirimin e Erion Veliajt u mbështet pikërisht në këtë argument: fakti që avokatët amerikanë kanë informuar strukturat përkatëse në SHBA mbi çështjen e tij po interpretohet si element rreziku procedural.

Në Shtetet e Bashkuara, lobimi është një aktivitet i ligjshëm, i rregulluar dhe i detyrueshëm të jetë transparent. Regjistrimi sipas legjislacionit federal është detyrim. Sistemi amerikan e ka institucionalizuar lobimin si pjesë të ekonomisë së shërbimeve profesionale dhe si instrument legjitim të ndërveprimit politik dhe institucional. Transparenca është themeli i këtij sistemi.

Sot, një marrëdhënie profesionale e ligjshme me një firmë amerikane po përdoret si argument për të kufizuar lirinë individuale. Historia nuk përsëritet identikisht, por ironitë institucionale janë të dukshme. Kjo nuk është vetëm çështje proporcionaliteti të masës së sigurimit. Në momentin që një veprimtari ekonomike e ligjshme, e deklaruar dhe transparente, përdoret si argument për të justifikuar paraburgimin, kemi të bëjmë me një formë kriminalizimi të atij aktiviteti.

Mesazhi që prodhohet është i qartë dhe i rrezikshëm: nëse një shtetas shqiptar kontrakton një firmë lobimi në SHBA — në përputhje të plotë me ligjin amerikan — ky fakt mund të përdoret kundër tij në proces penal. Një kontratë e ligjshme në SHBA po përkthehet në kosto lirie në Shqipëri. Pasojat janë të shumëfishta, penalizohet de facto ushtrimi i së drejtës për mbrojtje ndërkombëtare, dëmtohet siguria kontraktore ndërkufitare dhe krijohet precedent që dekurajon përdorimin e një shërbimi ekonomik të ligjshëm amerikan.

Ironia është e qartë, një firmë ligjore amerikane, që vepron në përputhje të plotë me ligjin federal dhe garanton transparencë të detyrueshme, sheh aktivitetin e saj të përdoret si arsye për të mbajtur klientin në burg. Veprimtaria e avokatëve shndërrohet, përmes interpretimit gjyqësor, në argument për kufizim lirie. Nëse ky standard konsolidohet, pasoja nuk është vetëm për një individ. Mesazhi institucional bëhet më i gjerë: lobimi është i ligjshëm në SHBA, por mund të prodhojë pasoja penalizuese në Shqipëri. Kjo prek jo vetëm një proces penal, por sigurinë juridike të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe besimin në parashikueshmërinë e sistemit.

Ky nuk është thjesht një debat procedural. Është një çështje parimore mbi kufirin midis së drejtës për mbrojtje dhe penalizimit të saj indirekt. Dhe është një test për maturinë institucionale të një sistemi që aspiron standarde perëndimore, por po rrezikon jo vetwm kwto standarte, por me idiotesite prokuroriale edhe po cenon marredhenie diplomatike./Nga Ermal Vreka

Next Post

S’ka video intime: Portali nga Austria fshin artikullin për Ballukun! Kush paguan për këto poshtërsira??

Paradoksi i lokalit “Juvenilja” në Tiranë: Mes Listës së Zezë amerikane dhe statujës në bronz të Kadaresë

“Tërmeti me magnitudë 4.3 në Belsh”, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved