Njëzet ushtarë turq humbën jetën pas rrëzimit të një aeroplani transporti ushtarak C-130 në lindje të Gjeorgjisë, të martën, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.
Autoritetet turke publikuan emrat dhe fotot e viktimave, por ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e mundshme të aksidentit.
Sipas Ankarasë, në bord ndodheshin 20 ushtarë dhe asnjë prej tyre nuk mbijetoi, duke e bërë këtë incidentin më tragjik ushtarak për Turqinë që nga viti 2020. Aeroplani ishte nisur nga Ganja, në Azerbajxhanin perëndimor, me destinacion Turqinë, por u rrëzua menjëherë pasi hyri në hapësirën ajrore gjeorgjiane.







