E kthyer tashmë në fenomen, në Shqipëri çdo fund vit çmimi i fruta, perimeve rriten pothuajse dyfish më shumë.
Nëse para një jave një kg domate ishte 80 lekë, sot ajo ka shkuar në 150 Lekë. Ndërsa një kg trangull, nga 160 Lekë, sot blihet me 280 lekë kilogrami. Sipas përfaqësuesve të zyrës për mbrojtje e konsumatorëve, kjo rritje vërehet në të gjitha qarqet.
“Në 12 qarqet e vendit që kemi bërë një investigim shikojmë që çmimet janë rritur nga 14-42 %. Ky është një fenomen i zi, pasi 5-6 që importojnë diktojnë të gjitha çmimet e tregut. Në rastin e festave duhet një treg alternativ që të krijojë konkurrencë për të ruajtur stabilitetin e çmimeve”.
Kreu i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit thotë se denoncimet e qytetarëve janë depozituar pranë bashkive të vendit dhe agjencisë për mbrojtjen e konsumatorit.
“Duhet një institucion të kontrollojë rritjen e çmimeve. Nëse në vend të tjerë ka oferta për fundvit, në Shqipëri është e kundërta. Denoncimet tona dhe ankesat e qytetarëve i kemi depozituar nëpër bashki tek agjencia e mbrojtje së konsumatorëve”.
Një shembull për parandalimin e rritjes abuzive të çmimeve vjen nga Maqedonia e Veriut ku qeveria vendosi të ngrijë çmimet gjatë festave të fundvitit.