Pas sloganit të protestës së sotme para Kuvendit, ku morën pjesë gazetarë dhe deputetë të opozitës, të cilët janë kundër ligjit të “Antishpifjes”, në rrjet ka nisur ironia dhe gallata.
Duke iu referuar shprehjeve apo simbolikave me të cilat asociohen disa personazhe publike dhe politike, në rrjetet sociale është kthyer në meme parrulla e protestës.
Me pikantet jane ato politiket, ku Lulzim Basha thotë “Mos ma prishni gjumin”, Ilir Meta thotë “Mos ma prek floririn”, ndërsa Kryemadhi “Mos ma prek silokonin dhe filxhanin”.