Një ditë më parë revista “Forbes” publikoi kopertinën e muajit gusht, në krye të së cilës qëndron 20-vjeçarja Kylie Jenner.
“Mirëserdhët në epokën ekstreme të famës”, shkruajnë ndjekësit e Kyliet në “Intstagram” e “Facebook”. “Është e lehtë të bëhesh miliarderë 20 vjeç kur t’i ke një familje miliardere” shkruan një tjetër. “Unë miliardere që pasurinë e ka ngritur vetë, mund ti them Oprah Winfreyt, që është rritur në një shtëpi të vogël në Misisipi por kurrsesi Kylie. Të tjerë, kritikojnë “Forbes” për këtë kryeartikull, sipas tyre të blerë nga nëna e Kylit, Kriss Jenner.
Përgjatë vitit 2017, 20-vjeçarja arriti shitje rekord të buzëkuqit të saj “Kylie Lip Kits”, shumë i preferuar nga adoleshentet në mbarë botën. Pas Kyliet, në listën e më të pasurave të klanit Kardashian-Jenner, renditet Kim me pasuri 350 milionë dollar.