Rrugëtimi i Pëllumb Salillarit nga ish faturino në Berat, argat tek guroret e Ilir Metës në oligark dhe hajdutin më të famshëm të parave publike, fsheh pas një histori krimi të dyshuar brenda familjes, plaçkitje dhe përdhunimi.
Kompania Salillari e ka nisur aktivitetin në vitin 1994 në një kioskë tel Ura Vajgurore, duke lyer mure, me kapital 1.4 milionë lekë.
Pëllumb Salillari ishte thjeshtë një hamall, ndërsa kompania mbahej dhe financohej nga i vëllai, Ismail Salillari.
Kur kompania po fuqizohej, në vitin 1997, befas u zhduk Ismail Salillari. Ismaili ishte nisur nga Greqia me një shumë të mëdha parash atë kohë.
Autoritetet greke konfirmuar se kishte hyrë në Shqipëri.
Policia dhe prokuroria ngritën dyshime të forta tek i vëllai Pëllumb Salillari, i cili punonte në guroret e Ilir Metës, në atë kohë kryeministër. Duke e ditur se nuk do të qëndronte gjatë si kryeministër, Ilir Meta u angazhua për të blerë dhe përvetësuar me metoda mafioze çdo biznes në Berat, duke i kaluar më pas në emra të ushtarëve të tij.
Dyshimet mbi Salillarin u thelluan kur Ilir Meta ndërhyri, duke i mbyllur dosjen. Vetë Salillari implikoi një pronar grek në zhdukjen e të vëllait.
Kompania kaloi në duart e Ilir Metës, i cili e kontrollonte përmes dy hajdutëve, Pëllumb Salillarit dhe Isuf Ferrës.
Ky i fundit është një nyje e vjetës aferash dhe spiunazhi, i cili dyshohet se mban lidhjet mes Metës dhe qarqeve të Beogradit.
Nuk është rastësi që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi flasin çdo ditë për oligarkët, por kurr nuk e përmendin emrin e Salillarit, i cili është mbulesë e biznesit të tyre, ashtu siç edhe përdorin Anesti Topin dhe Muharrem Berishën për kontrollin e guroreve në Skrapar.
I implikuar edhe në çështjen e inceneratorëve, por që nuk përmendet nga Meta, Salillari është lakuar edhe për një rast përdhunimi vitet e findit, histori për të cilën do të flasim në vijim.
Pëllumb Salillari është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike në Shqipëri. Vetëm gjatë viteve të fundit, Salillari ka marrë mbi 60 tendera korruptivë me vlerë mbi 200 milionë euro.
Tenderat janë marrë me paracaktim me oferta fituese sa 99% të fondit limit, në disa raste me letra false dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave.
Shumë vepra publike të ndërtuar nga Salillari, sidomos rrugë dhe ura, janë degraduar menjëherë pas përfundimi, ku prokuroria jo vetëm nuk e ka proceduar, por me mosveprimin e saj, e ka inkurajuar oligarkun që të vijojë vjedhjen e fondeve publike.
Çdo tender i fituar nga Salillari është një histori më vete korrupsioni, fijet e të cilës shtrihen tek ministra, drejtorë dhe kryebashkiakë të Edi Ramës.
Një përqindje e caktuar për çdo tender besohet se ka shkuar me çanta tek Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Krimet mjedisore, sidomos punimet në zonën e mbrojtur Kanioni Sineci, janë një tjetër histori korrupsioni të Salillarit, në bashkëpunim me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ndërhyrja e një oligarku me 300 mijë euro ka kthyer mbrasht në dhjetor të vitit 2021 një urdhër për arrestimin e Salillarit.
Salillari ka një dosje të zezë në prokurori edhe për ndërtime pa leje në Tiranë, dosje të cilën po e mbyll duke korruptuar prokurorët. Disa ditë më parë, ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi bëri show në Tiranë kur sekustroi një shtesë 1.2 mijë m2 pa leje.
Ndërtimi pa leje ishte i Salillarit, por ministri Çuçi nuk guxoi t’ia përmende emrin, duke ngritur dyshime se oligarku ia kishte mbushur gojën me para.
Ndërsa shumë qytetarë shqiptarë janë arrestuar për një mur dhe kotec pa leje, Salillarit nuk i hyri gjemb në këmbë për 1.2 mijë m2 pa leje në zonën më të lakmueshme të Tiranës. Jo vetëm kq. Salillari ka shkelur çdo leje që ka marrë për kulla në Tiranë, krim i cili po mbahet i mbuluar./Pamfleti