RTSH gjatë këtyre 30 viteve, është parë si një institucion në shërbim të qeverive.
Por duket se gjërat kanë ndryshuar kohët e fundit.
Në këtë institucion ka me shumicë gazetarë të afërt me PD dhe Sali Berishën, dhe kjo gjë reflektohet edhe në përmbajtjen e televizionit.
Fjala vjen, si kryeministri Rama, ashtu edhe rivali i tij Berisha, këtë të shtunë kishin zgjedhur të mbanin një aktivitet me gratë e partive të tyre, në të njëjtën kohë.
Dhe ndërsa shumica e televizioneve transmetonin fjalimin e Ramës, RTSH jepte fjalën e Floriana Garos.
Dhe pastaj ankohen për politizim të RTSH-së!