Së fundmi është kthyer në modë, të sulmosh kundërshtarët me fakenews, të shantazhosh ministrat e qeverisë me audiopërgjime të pavërteta dhe të hedhësh baltë çdo mbrëmje, duke nxjerrë nga “sirtari një “denoncues” të tipit qytetari digjital, i cili shpesh herë bie poshtë në mënyrën më tëturpshme.
Këtë skemë e përdorin mjaft mirë pushtetqyqarët, që nga dëshira për tu ngjitur mbi karriget e pushtetit, çfarë nuk sajojnë për të krijuar amulli dhe zemërim dhe shpesh janë bërë protagonist të talljeve nga opinioni publik, që është regjur nga kjo maskaradë.
“Viktimë” e këtyre shpifjeve dhe provokimeve të ndyra është bërë Ministria e Arsimit, por që si çdo histori tjetër, edhe kjo e fundit ka dështuar për të përbaltur këtë institucion.
Autor i këtij “denoncimi”, është deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, i cili është munduar nëpërmjet një statusi në Facebook, të japi sihariqin për ithtarët e poshtërsive, lajmin se: Testi i letërsisë, që maturantët zhvilluan sot, është bërë publik.
Pedagogu i hutuar i SHQUP-it, duke qenë i angazhuar për tu dhënë leksione kolegëve të tij në parti, e paska harruar profesionin e tij të vërtetë… meqënëse nuk e ka kuptuar akoma datën dhe orën kur fillon provimi.
Nëse do ta dinte, nuk do e publikonte komentin e tij në rrjetin social, sepse do të shmangte talljen publike nga lexuesit apo dhe kolegët e tij, se provimi ka filluar në 10 të mëngjesit dhe kur deputeti ka publikuar statusin… ai kishte përfunduar.
Për të gjithë “profesorët” e SHQUP-it, po i sqarojmë, se teza e provimit është bërë publike… pasi provimi kishte mbbaruar./Ekskluzive.al