Kryeministri i vendit, Edi Rama, mori fjalën në seancën plenare të ditës së sotme, ku e nisi me tërheqje vëmendje ndaj deputetes Rudina Hajdarit për mosrespektimin e masave ndaj Covid-19.
Kryeministri Rama i bëri disa herë thirrje të vërë maskën pas përfundimit të fjalës, por Hajdari vendosi që njërë maskë t’ja dërgonte në foltore kryeministrit.
“Zonja Hajdari nuk po e vendos ende, me sa duket për mungesë maske, por duhet të vihen ne dispozicion të deputetëve” – tha ai.
Rama tregoi maskën e tij duke iu u shprehur se ajo simbolizon një flamur të bardhë paqeje mes mazhorancës dhe opozitës së re. Ky akt ngjalli edhe të qeshura në sallë.
Hajdari vije maskën.Maskën maskën… maska është tanimë e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe jo e domosdoshme në ambientet e hapura. Përfitoj të sqaroj ata që më kritikojnë kur dal në rrugë dhe jam pa maskë. Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës dhe mos-kontaktimi me shtrëngim duarsh i të tjerëve për të qenë i mbrojtur. Ndërsa në mjediset e mbyllura me vendim zyrtar të MSh, maska është e detyrueshme dhe Kuvendi duhet të japë shembullin e vetë, gjë që zonja Hajdari nuk po e bën vetë, ndoshta për mungesë maske. (Hajdari ngrihet dhe i jep maskë Ramës). Unë e kam zonja Hajdari, por kur flitet nuk ka nevojë se jemi në distancë. Flamur paqeje ky…”,-tha Rama.
(Pas këtij momenti që shkaktoi të qeshura dhe humor në sallë, Rama i kërkon votat për ndryshimet Kushtetuese).