Rudina Hajdari ka qenë e pranishme në homazhet e zhvilluara sot nga demokratët me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së heroit të demokracisë, babait të saj, Azem Hajdari. Në fjalën e saj para të pranishmëve, Rudina ka guxuar të thotë të vërtetën në sy të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lulzim Bashës.
“Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik për të mposhtur komunizmit. Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë. Ëndrra e Azemit ishte Shqipëria si Europa. Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt atdheun dhe as për familjen”, tha Rudina Hajdari.