• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Trump dhe Putin “rikrijojnë” një moment të Luftës së Ftohtë: Fotoja që ngjan me përplasjen Nikson-Hrushov

August 18, 2025
in Aktualitet

Në shikim të parë, fotografia e fundit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ngjall menjëherë kujtime nga një tjetër epokë tensioni mes SHBA dhe Rusisë — Lufta e Ftohtë.

Pamjet e ngjashme sjellin ndër mend “Debatin e Kuzhinës” të vitit 1959, ku zëvendëspresidenti amerikan i asaj kohe, Richard Nixon, u përplas verbalisht me liderin sovjetik Nikita Hrushov, në një panair në Moskë.

Në foton ikonike, Nixon shihet teksa i drejton gishtin Hrushovit në një debat të nxehtë për fuqinë dhe përparimin teknologjik të dy vendeve.

Ndërkohë, në foton e re, Trump duket i përqendruar dhe me një shprehje të prerë në fytyrë, ndërsa i drejton gishtin presidentit rus, Putin.

Midis tyre qëndron një përkthyes, i tensionuar, ashtu si edhe në imazhin historik.

Megjithatë, ndryshe nga përplasja reale Nixon-Hrushov, situata mes Trump dhe Putin mbetet më e paqartë dhe e mbuluar nga retorika politike e sotme.

Por fotoja ka ngjallur menjëherë reagime dhe krahasime në rrjete sociale, duke rikthyer simbolikën e marrëdhënieve të ftohta SHBA-Rusi.

Por atmosfera në samitin e fundit në Alaska mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ishte krejt tjetër. Putini nuk erdhi për të kundërshtuar kapitalizmin, por për ta përkëdhelur Trump-in, duke e quajtur “udhëheqës vizionar” dhe duke pretenduar se fitorja e tij në zgjedhjet e 2020-s iu vodh përmes mashtrimit me votat postare.

Në fakt, ishte Trump ai që paralajmëroi për pasoja nëse nuk arrihej një armëpushim në Ukrainë, por kur Putini nuk pranoi kushtet, kërcënimet u tretën mes përshëndetjesh të ngrohta.

Historikisht, krahasimi më i afërt është takimi i John F. Kennedy me Hrushovin në Vjenë në vitin 1961 – një përballje ku Kennedy u pa i papërgatitur dhe doli i dobët. Edhe ai vetë e pranoi: “Gjëja më e keqe në jetën time… ai më sulmoi ashpër”.

Por ndryshimi themelor është i madh. Gjatë Luftës së Ftohtë, udhëheqësit sovjetikë dhe amerikanë u përballën me njëri-tjetrin përmes një ndarjeje të madhe ideologjike. Sot, të dy presidentët japin përshtypjen se qëndrojnë në të njëjtën anë, shkruan Telegraf.

Next Post

“Kërkojmë ndihmë nga Evropa”, deputetja ukrainase: Putin të arrestohet

Çfarë është doktrina “Gromyko” që Putin përdor në negociata?

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë. Përpiqem të mos më shohin si paradhomën e Edit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved