Në mbarë Rusinë po mbahen protesta për të kundërshtuar planin e qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension për pesë vjet.
Mijëra persona morën pjesë në protestën në Moskë, të organizuar nga Partia Komuniste dhe partitë e tjera të majta. Policia, sipas agjencisë interfax, ka thënë se në këtë pjesë morën pjesë tre mijë persona, por organizatorët kanë thënë se rreth 20 mijë persona morën pjesë në këtë protestë.
Protesta janë mbajtur në shumë qytete në Rusi. Shumica prej tyre janë ndaluar nga autoritetet.
Protesta për këtë çështje, të organizuara më herët gjatë këtij muaji nga lideri opozitar Aleksei Navalny, çuan në burgosjen e mbi një mijë personave në mbarë Rusinë.
Plani i qeverisë është që të rrisë moshën e daljes në pension për burrat në 65 vjet, ndërkaq gratë, sipas këtij plani, do të pensionohen në moshën 60 vjeçe./REL