Në kundërpërgjigje të masave të vendosura ndaj 6 qytetarëve rusë, Kremlini zyrtar vendosi të sanksionojë presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli dhe 7 zyrtarë të tjerë europianë, duke iu ndaluar hyrjen në vend.
BE i është përgjigjur vendimit me një deklaratë të përbashkët nga Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen , dhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli duke dënuar vendimin e Ruisë për ndalimin e hyrjes së 8 eurodeputetëve.
“Ne dënojmë me forcë vendimin e autoriteteve ruse. Ky veprim është i papranueshëm, pa ndonjë justifikim ligjor dhe pa bazë. Ndali për të hyrë në Rusi është e qartë se është një sulm politik nga i cili nuk do të trembemi. Ne përpiqemi të godasim parlamentet sepse ato janë zëri i qytetarëve dhe kjo do të thotë që parlamenti Evropian ka e bëri të vetën, detyrën për të mbrojtur liritë themelore, për të denoncuar shkeljet e shtetit ligjor në Rusi dhe në shumë vende të botës. Ne do të vazhdojmë të argumentojmë se Alexei Navalny duhet të lirohet ” thuhet në deklaratën e BE
Në lidhje me përgjigjet e mundshme nga BE, Sassoli tha se ai “kishte qenë në kontakt me të gjitha institucionet dhe përgjigja jonë do të jetë e përshtatshme”.
Përveç Sassoli, Rusia i ka mohuar hyrjen Vera Jourova, nënkryetare e Komisionit Evropian përgjegjëse për politikat mbi vlerat dhe transparencën, si dhe Jorg Raupach, shefi i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Berlinit.
Lajmi për ndalimin e hyrjes në Rusi të 8 eurodeputetëve u dha nga Ministria e Jashtme ruse dhe u publikua dhe në agjencinë zyrtarë Ria Novosti.Përveç Sassolit, evropianët e tjerë të prekur nga masa janë Ivars Abolins, president i Këshillit Kombëtar të Medias Elektronike të Letonisë, Maris Baltins, drejtor i Qendrës Shtetërore të Gjuhëve të Letonisë, Jacques Maire, anëtar i delegacionit francez në Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Ana Scott, Shefe e Laboratorit të Sigurisë Kimike dhe Bërthamore të Institutit Suedez të Kërkimit të Mbrojtjes dhe Ilmar Tomusk, Shef i Departamentit të Gjuhëve të Estonisë.
Më herët BE vendosi sanksione ndaj 6 zyrtarëve rusë, për arrestimin e liderit të opozitës opozitës ruse Alexei Navalny, duke i bllokuar asetet e tyre dhe llogaritë bankare dhe u ndalohet hyrja në vendet e Bashkimit Europain. BE këkron lirmin e Alexei Navalny nga burgu, gjë që është refuzuar nga Moska Zyrtare se konsiderohet si ndërhyrje në punët e saj të brendshme.