Pesë anije që po transportonin dhjetëra mijëra tonë drithë në portin e Berdyansk në Ukrainën jugore janë kapur nga ushtria ruse.
Kjo u raportua nga guvernatori i Zaporizhzhia Oleksandr Starukh. Dëshmitarët okularë të cituar nga “Kiev Independent” raportojnë se anijet janë rrëmbyer nga rimorkiatorë rusë.
Rrjedhje amoniaku në një fabrikë në Ukrainë, guvernatori zbulon rrezikun që kanoset
Keni probleme me kapsllëkun? Këto janë ushqimet që do t’iu shpëtojnë
Joe Biden e paralajmëroi hapur, Kina merr vendimin e papritur për Ukrainën
Sakaq, sot është dita e 26-të e luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Sipas raporteve, predha ruse goditën shtëpi dhe një lagje tregtare në lagjen Podil të Kievit duke vrarë të paktën katër persona.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se më shumë se 7,000 njerëz u evakuuan nga qytetet përmes korridoreve humanitare të dielën, më shumë se gjysma nga Mariupol.