Shumica e meshkujve brengosen për madhësinë e penisit të tyre. Dhe ndonëse ende ka diskutime se a ka rëndësi madhësia e penisit apo jo, një grup i shkencëtarëve pohon ta ketë zbuluar përgjigjen më në fund.
Sipas studimit të ri, i cili është publikuar në revistën ‘Journal of Sexual Medicine’, meshkujt me penis më të mëdhenj iu dhurojnë më shumë orgazma vagjinale femrave – por jo domosdoshmërish orgazma klitorale.
Studimi shpjegon: “Hulumtimet tregojnë se orgazma e femrës përmes penetrimit ndikohet nga madhësia e penisit të mashkullit, ndërkaq preferenca për një penis më të madh ndërlidhet me konsistencë më të madhe të orgazmave vagjinale”.
Nga këto rezultate, shkencëtarët kanë konstatuar se aq më i madh që është penisi, aq më shumë orgazma përjetojnë femrat.