Nga Myslim Murrizi
Nuk ka me mire se sa kur i sheh udheheqesit te qeshur, te lumtur, te gezuar, te bashkuar siç i duam ne vegjelia
Zemra mal ne behet ne popullit kur shohim qe udheheqesit tane shkojne si vellezer me njeri tjetrin
Bile kenaqemi shume qe edhe kur bejne sikur zihen, e kane thjeshte tallje trapi ose loje me tja futur njeri tjetrit por ne fakt ja fusin popullit
Nuk ka me mrekulli kur mendon se brenda nje viti i sheh te tjetersuar , dhe te pajtuar deri ne lumturi qe nuk mund te pershkruhet me fjale.
Para nje viti tabele qitje tek mali me gropa per raketat e imperializmit Amerikan, ndersa dje ne tabele nderi per festen kombetare te Kombit Amerikan
Ehhhhh sa e holle qenka kjo shejtan politike!!!!!!!!!
Kot nuk ka thene shoku enver, si “ pro” Amerikan qe ishte ,se lufta e klasave behet me zigzake, njehere ashpersohet ne kulm, e pastaj zbutet si vaj kerrpi
Nuk e di a jane megjithmend foto reale apo montazh mediatik????
Lus ZOTIN te jete realitet se po eshte ndryshe do jete nje zhgenjim i madh per te gjithe ne vegjeline qe nuk duam as buk as uje as drita as nafte, vetem ju udheheqa te mos ziheni se na e beni gjakun uje
Aman se mezi ju kemi dhe pa ju nuk ka se kush te na e fus edhe 32 vite te tjera e nuk ka kush te talle trapin me me ne popull e thjeshte qe nuk kuptojme fare nga shakate Tuaja qe nje vit ziheni e shaheni me liber shpije e farefisi, pastaj kapeni qaf per qafe me plot dashuri mes njeri tjetrit e ja fusni deri ne qafe popullit
Ehhhhh sa mire na e beni!!!!!
Ne presim qe grepi i drejtesis se re te kapi peshq te medhenj, ju te dashur “ peshkaqen” te politikes dhe “ peshkaqen” te reformes ne drejtesi,i thoni drejtesise se re tja rrasi Bektashit nga nje fshat ne Kuçove se korr me autokombaje
Çdo Shqiptare ka enderruar se drejtesia e “ re” do meret me ata qe kane qeverisur Shqiperine ne keto 32 vite, ndersa dje pothuajse te gjithe hajdutet ishin ne ceremonin e festes Kombetare Te Amerikes ne Pallat te Brigadave
Çfare ulje te bute qe kane bere mor aman?????
Nga mali me gropa ne pallat te brigadave pa u lenduar fare
Ehhhhh sa te mire e keni “ parashuten” more shejtaner qe per menderen tuaj zbrisni dhe uleni ne çdo preher te atyre qe ju kane share,luftuar, sulmuar, anashkaluar, linçuar ,nga çdo lartesi qe jeni saqe do ju kishin zili pilotet me te mire Japonez
Ishalla zgjat gjate kjo “ dashuri” mes Jush se po u “ ngaterruat” perseri me njeri tjetrin ne shtator, do na merzitnit pa mase, dhe do na lendonit zemrat
Se shtatori eshte muaj “ sherri” dhe muaji ku mer hov pabesia, ngulja pas shpine, armiqesia, mes njeri tjetrit qe para nesh vegjelise ju kemi ditur si vellezer e motra, si miq e si nje pjestare te nje familje
Do ju lutesha shume qe kete shtator mos na e prishni gezimin dhe lumturine qe kemi per harmonine Tuaj
Me shume rrespekt dhe rixha pa mase nga ne vegjelia “ idiote” qe nuk e kuptojme kaq thelle politiken