Ashtu siç pritej edhe anëtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese është “djegur” nga Vetingu. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar gjyqtarin e Kushtetueses, Gani Dizdarin, duke e larguar nga sistemi i drejtësisë.
I fundit i Kushtetueses u “dogj”, për shkak të pasurisë dhe kontakteve me të inkriminuar.
Është pikërisht ish-prokurori i Tropojës në kohën e diktaturës, Gani Dizdari, që në saj të Sali Berishës arriti majat më të larta drejtësisë, pa dhënë llogari, se sa veta kishte dënuar “Në emër të popullit”.
Më në fund Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e ka shkarkuar gjyqtarin e Kushtetueses, duke e larguar nga sistemi i drejtësisë.
Por është për të uluritur, që përveç Vitore Tushës, të gjithë anëtarët e gjykatës kryesore të shtetit janë të shkarkuar, për një seri veprash në kundërshtim me ligjin, duke përfshirë edhe kryetarin Dedja, kualifikimi i të cilit ishte i dyshimtë, sepse nuk mori miratimi e të gjithë anëtarëve të KPK-së.
Pra, sa më lartë në shkallën e gjyqësorit, aq më i madh thesi i zullumeve!/Ekskluzive.al