Kristjan Asllani është kritikuar për një kohë të gjatë te Interi, pa ndonjë arsye të madhe. Mesfushori shqiptar është shprehur se kritikat për të janë të pavënda, ndërsa në disa raste Asllanit nuk i duhet as të gabojë për t’u vendosur në shenjëstër të sulmeve.
Gazetari italian, Maurizio Pistocchi, ka bërë një koment të performancës së shqiptarit kundër Feynord.
“Asllani mori qendrën e fushës dhe nuk e lëshoi kurrë më, cilësinë dhe sainë, sa më shumë luan, aq më mirë bëhet. Tashmë Asllani është gati, një lajm i mirë për Inzaghin.
Dyshime? Shikoni, nuk ka shumë lojtarë të datëlindjes së 2002 në rolin e Asllanit që luajnë në Champions League”, tha Pistocchi.