Gazetari Robert Rakipllari ka folur për përballjen me kryeministrin Edi Rama në ‘Open’ të Top Channel.
Rakipllari u shpreh se mesazhi që mori është se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe se e ka marrë një vendim për të shkuar në zgjedhje pa opozitën.
Gazetari e quajti përballjen televizive me Ramën një gjë jo të thjeshtë.
‘Nuk është se mësova ndonjë gjë të madhe por ishin disa mesazhe. Mesazhi i parë ishte që ai nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai dëshiron të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën. E ka marrë nje vendim. Nuk kishte një mesazh më të rëndësishëm për të dhënë. Nuk është se u mërzita…