Kryeministri Edi Rama në fund të mbledhjes së Këshillit Politik i ka dërguar një mesazh Lulzim Bashës. “Ngado që të rrotullohesh sërish do mblidhemi në tryezë. Sado t’i marrësh malet, fundi është në tryezë.
Kjo është një tryezë që do na mbledhë sërish. Në kemi mbajtur një pozicion shumë të ekuilibruar dhe jemi munduar që produkti të jetë sa më gjithëpërfshirës. Por të kishim vetëm interesin tonë partiak, do të zgjidhnin çfarë na intereson ne. por kemi oarë çfarë i intereson zgjedhësit”, tha Rama për mediat.