Saimir Tahir, tashmë vazhdon të jet një figurë publike e admirueshme nga shumë qytetarë. Kjo si pasojë e veprimeve politik të ndërmarra, deri tek dorzimi i imuniteti, për tu përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë, gjë që nuk e kishte të detyrueshme.
Mirëpo megjithëse e dorzoi mandatin, grupi i prokurorve të klani “Gështenja”, nuk po arrijnë të mbledhin prova dhe fakte, për ato që e akuzuan dhe për të mbrojtur veten, para vetingut për nxitimin dhe motivin që i detyroi të kërkonin arrestimin e një deputeti dhe ish ministri, pa asnjë prove dhe me ca copa bisedash, të publikuar nga një portal italian, ku dëgjohej që dy të ndaluar të grupit Habilaj përmendni dhe “Saimirin”.
Letërporosirat janë lojra, sepse prokurorët ishin në Catania dhe erdhën me duar bosh, e kjo e rëndon më shumë statusin e tyre në këtë çeshtje, ndaj Saimir Tahir tani ndjehet më i qetë, duke pritur mbylljen e dosjes e pasi arriti të fitonte betejat me gjykatat Tahiri tashmë shfaqet duke shijuar lirinë dhe duke pritur qetësisht dënimin e tij, apo të atyre që thurën intrigën në 24 0rë, sikur të flitej për një hajdut pulash dhe jo për një person me status të veçantë.
Tahiri ka publikuar disa foto ‘Facebook’ ku shihet i biri buzë liqeni, ndërsa ish-ministri e shoqëron postimin me një dixhiturë: “liqenipaemer dhe nje burrë”, ndërsa ka publikuar edhe një video duke notuar me diçiturën:”Stil deri në breg “/ Ekskluzive.al