Sali Berisha tha në televizionin e familjes se deklarata e Lulzim Bashës ka krijuar një traumë shumë të madhe në PD.
“Ua them me sinqeritet dhe fakte. Unë që në fillim u kam kërkuar që PD të mos merret me çështjen e non-gratas.
Basha nuk shkoi në Këshill Kombëtar se e dinte nuk do kalonte vendimi i tij dhe ai duhej të jepte dorëheqje,” tha Berisha.
Sipas tij, lëvizja që do të nisë ai do të ketë synim që për këtë çështje të shprehet baza e partisë.
“Do bëj gjithçka që PD të dalë nga ky proces edhe më e madhe, edhe më e fuqishme. Me kushtin që të shprehet anëtarët e thjeshtë që të mos copëtohet partia.
Lëvizja mbyllet ashtu siç votoi anëtarësia. Unë kam për qëllim të shpëtoj Partinë Demokratike nga një situatë tejet e rëndë, e krijuar nga një vendim i paimagjinueshëm për një kryetar partie. E kam një lëvizje për të bërë gjithçka për të mos lejuar zvogëlimin dhe përçarjen e saj.
Do filloj ‘foltoren’ me anëtarësinë. Çfarëdo që të caktojë anëtarësia, ne do i nënshtrohemi.
Anëtarësisë së partisë do i kërkoj atë që ka shprehur, vlerësimin e vendimit,” tha Berisha.