Sali Berisha ka dalë sot shumë i shqetësuar në lidhje me 21 janarin dhe faktet e reja që kanë dalë në lidhje me këtë çështje.
Kjo është fotoja e 21 janarit 2011, e tregon trupin e pajetë të Aleks Nikës, që është vrarë krejt në mes të Bulevardit. E Pikërist si vrasje e Aleks Nikës, ashtu edhe e hekuran Dedës nuk janë hetuar nga ana e prokurorisë dhe nuk ka pasur process për të.
Si audiopërgjimi i zinxhirit komandues të Gardës, por edhe qëndrimi i mazhorancës që do të çojnë padinë në SPAK për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, të cilët nuk janë gjykuar deri tani.
Por ajo që bëri përshtypje në deklaratën e Sali Berishës, është se ai theksoi se Edi Rama është fajtori për vrasjet e 21 janarit, duke shtuar se “Rama nuk ka shkuar në prokurori, edhe pse ka qenë i thirrur për atë çështje”.
Në fakt, e gjitha kjo që thotë Berisha është totalisht false. Prokuroria e Përgjithshme, ka hetuar në atë kohë si vrasjet, e plagosjet, por edhe organizatorët e protestës. Prokuroria ka thirrur jo vetëm deputetë të Partisë Socialiste si Saimir Tahiri, Taulant Balla, Tom Doshi etj, por edhe persona të tjerë, siç ka qenë ish-oficeri i Gardës Zyhdi Dajti, i cili në ditën e protestës ishte aktiv për të qetësuar situatën, kur shërbente si drejtor i policisë bashkiake të Tiranës.
Të gjithë këta zyrtarë të opozitës së athershme kanë qenë në prokurori dhe fashikujt janë të plotë me dëshmitë e tyre, por Edi Rama nuk u thirr asnjëherë.
Rama edhe mund të thirrej si drejtues i opozitës, në një process mbi vrasjet e 21 janarit, por të dy proceset që u bënë, ishin për të varrosur çështjen e mos ndëshkuar fajtorët.
Fakt është se edhe pse Sali Berisha duhej të thirrej i pari nga Prokuroria sepse ka marrë më shumë se një herë autorësinë mbi vrasjet, duke thënë se do të vriste edhe më shumë, por edhe Edi Ramën, prokuroria nuk e thirri kurrë. Edhe pse FBI i dha provat shkencore se njerëzit e tij kanë falsifikuar provat, duke ndryshuar tytën e pistoletës me të cilën u vranë Ziver Veizi dhe Faik Myrto, u fshinë pamjet e kamerave të kryeministrisë, u mblodhën gëzhojat në oborrin kryeministrinë, u mbajtën paligjshmërist në kryeministri gardistët që kishin qëlluar, si dhe nuk u lanë të dëshmonin në prokurori krerët e Gardës së Republikës. Nga ana tjetër, Sali Berisha cilësoi Presidentin e Republikës, Bamir Topi, që ishte kryetar i KLD-së si “horr i Bulevardit” dhe Kryeprokuroren Ina Rama si “lavire e Bulevardit”.
Në disa televizione të ndryshme pas daljes së audiopërgjimit nga gazetari Artan Hoxha, gazetarë të oborrit të Berishës, kanë hedhur sërish në treg teorinë e protestës së thirrur e organizuar nga Edi Rama të dhunshme ndaj policisë. Por vrasjet ndodhën kur protesta kishte mbaruar e po shpërndahej dhe ka ndodhur jashtë kangjellave. Po të shikosh fotot, të katër protestuesit janë vrarë shumë larg perimetrit. Me radhë hetimet, në fillim të shkojë Berisha, i cili ka thënë vetë se ka vrarë dh do vriste sërish, e më pas edhe Edi Rama.