Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Agron Kuliçaj kanë tentuar që të hidhnin helm me helikopter mbi protestuesit e 21 Janarit 2011. Plani i Berishës, Bashës dhe Kuliçajt del në pah në një raport sekret të SHKB. Në këtë raport rezulton se është urdhëruar të kontaktohej salla e emergjencave e Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Garda e Republikës, për përdorimin e një helikopteri për hedhjen e lëndëve lakrimogjene mbi protestuesit.
Raporti konstaton: “Në orën 14:55 në kanalin 11 njofton 630 qe 640 e komisariateve të organizojnë forcat që të mos qëndrojnë të shpërndara. Në orën 15:25, 15:55 jep urdhër 630 që një zjarrfikëse të kalojë tek sheshi “Nënë Tereza” dhe një tjetër tek “Piramida”. Në orën 16:00 njoftohet nga 620 se ka të dëmtuar punonjës policie dhe punonjës të Gardës së Republikës dhe se duhet të afrohet një ambulancë. Në orën 16:10 njofton 635/1 se nga rruga e Ambasadës së Republikës së Serbisë po afrohet drejt sheshit një grup i pajisur me shishe benzine. Në orën 16:20 njofton 620 se duhet të kontakohet salla e emergjencave e DPPSH dhe Garda e Republikës, për përdorimin e një helikopteri për hedhjen e lëndëve lakrimogjene mbi protestuesit”.
Me urdhër të Lulzim Bashës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin udhëzuar dhe urdhëruar që të qëllonin protestuesit gjatë demonstratës së 21 Janarit.
“Me shkresë Nr. 136/2, datë 21.01.2011, është bërë instruktazhi i trupave të FNSH 712,Tiranë. Në këtë instruktazh specifikohet që veprimet e trupave do të bëhen në grup, vetëm me urdhër të drejtuesve të shërbimit. Armët e zjarrit personale do të sigurohen në Repartin 712, që të mos jenë të pranishme gjatë zhvillimit të demonstratës, si dhe efektivi të jetë i veshur me pajisje speciale ROBOKOP.
Gjithashtu, ekipi i armëve speciale, i granatave me gaz, i fishekëve plastikë, të përdorë pajisjet vetëm me urdhër nga Drejtoria e FLO, si dhe gjatë përdorimit të tyre të kihet kujdes duke synuar gjymtyrët e poshtme. Me Urdhër Nr. 143, datë 21.01.2011, Komandanti i Repartit FNSH 712, Tiranë, ka vendosur daljen me shërbim të efektivit”.
SHKB flet për për përdorimin e pajisjeve speciale kundër demonstruesve. “Në datë 21.01.2011, ora 10:00, nga Drejtuesit e Shërbimeve të FNSH 712, Tiranë, janë përpiluar raportet e shërbimit për marrjen e detyrës për menaxhimin e demonstratës së datës 21.01.2011, instruktazhin, etj.
Në raporte përshkruhet në mënyrë dinamike dislokimi i forcave pranë godinës së Kryeministrisë dhe ecuria e kryerjes së veprimeve deri në përfundim të shërbimit të FNSH 712, Tiranë.
Në këto materiale ka raporte shërbimi të Mjekut të Repartit të Shërbimeve me qen dhe të punonjësve të makinave shi hedhëse. Gjithashtu, nga Komanda e Repartit jepet një listë me efektiv të dëmtuar prej 20 personash, listë me përdorimin dhe dëmtimin e disa pajisjeve speciale.
Në zbatim të urdhrit Nr. 40 datë 21.01.2011, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Komandanti i Repartit të FNSH-së 712, Tiranë, ka nxjerrë urdhrin Nr. 136/4, datë 21.01.2011, “Për kalim në shërbim të përforcuar të strukturave të këtij reparti”./Pamfleti