• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Sali Berisha nuk pastron dot imazhin edhe pse hedh miliona dollarë në SHBA, Departamenti i Drejtësisë tregon sa para…

January 6, 2026
in Blog, Dosja X

Nga Rigels Seliman

Pavarësisht miliona dollarëve të hedhura për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Sali Berisha nuk ka arritur të pastrojë imazhin e tij ndërkombëtar. Dokumentet zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë e nxjerrin qartë këtë realitet. Më 1 tetor 2025, Njësia e Regjistrimit NSD/FARA ka pranuar një amendament nga kompania lobuese Continental Strategy LLC, e kontraktuar nga ish-kryeministri shqiptar. Amendamenti lidhet me korrigjime financiare dhe jo me ndonjë ndryshim politik apo diplomatik. Në thelb, bëhet fjalë për një rregullim teknik të raportimit për periudhën gjashtëmujore që përfundoi më 31 gusht 2025. Dokumenti nuk përmban asnjë sinjal për rishqyrtim të statusit “non-grata” të kreut të Partisë Demorkatike, Sali Berisha. Po ashtu, nuk ka asnjë njoftim për ndryshim qëndrimi nga institucionet amerikane. Sipas të dhënave, vetëm për periudhën prill–gusht 2025 janë shpenzuar nga PD rreth 750 mijë dollarë për lobim. Megjithatë, këto shuma nuk kanë prodhuar asnjë rezultat konkret politik. Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë asnjë indikacion për lehtësim apo heqje të masës ndëshkuese. Ky fakt forcon idenë se çështja e Berishës nuk është thjesht procedurale, por substanciale. Dokumentet FARA tregojnë vazhdimësi raportimi, jo ndryshim realiteti. Edhe pas korrigjimeve, statusi i tij mbetet i pandryshuar. Ndërkohë, në Shqipëri, Partia Demokratike ende nuk ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) një faturë zyrtare për këto shpenzime. Kjo hap pikëpyetje serioze mbi transparencën financiare. Mungesa e dokumentacionit shton dyshimet për mënyrën e menaxhimit të fondeve. Në aspektin politik, kjo situatë e dëmton më tej imazhin e kreut të PD. Ndërsa publiku përballet me një kontrast të fortë mes shpenzimeve të mëdha dhe rezultateve zero. Deduksioni është i qartë: paratë nuk blejnë besueshmëri ndërkombëtare. Vendimi “non-grata” duket se ka rrënjë më të thella se sa një fushatë lobimi. SHBA-të nuk kanë lënë asnjë hapësirë interpretimi pozitiv. Çdo dollar i shpenzuar deri tani ka shërbyer vetëm për formalitete administrative. Në planin diplomatik, situata mbetet e ngrirë. Në planin politik, kostoja po rritet. Në fund, dokumentet zyrtare që “Top Channel” i disponon, flasin më fort se çdo deklaratë publike. Dhe ato tregojnë se imazhi i Sali Berishës në SHBA mbetet i paprekur nga lobimi milionash. Më poshtë pasqyrojmë disa detaje se si u lidh kjo kontratë lobimi, çfarë përmban ajo, kush e financoi realisht dhe çfarë ka ndodhur hap pas hapi që nga momenti i shpalljes “non-grata” deri te dokumentet e fundit të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe futjen në lojë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike, me 6 milionë dollarë, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare. “Ju informojmë si vijon: Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, thuhet në njoftim. Disa muaj më parë, konkretisht në prill të vitit 2025, u publikua se Fondacioni Shqiptaro Amerikan do t’i paguajë një shifër që mund të arrijë deri në 6 milionë dollarë një kompanie amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane. Asokohe “Kapitali” zbardhi kontratën e plotë të lobimit të firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në Neë York dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy. Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan. Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.

2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Gjithashtu, Nuredin Seci, shqiptaro-amerikani që jeton në Neë York rezulton po del garantor në kontratën me ish-këshilltarin e Presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy. Ajo mes Partisë Demokratike dhe Continental Strategy është potencialisht kontrata më e madhe e lobimit në historinë e Shqipërisë. Sipas anekseve të kontratës, ajo mund të kushtojë plot 6 milionë dollarë për dy vjet, por përfaqësues të Partisë Demokratike thonë se kjo kontratë mund të ndërpritet edhe më shpejt se afati dhe shuma e paguar, pasi nëse do PD mund ta ndërpresë atë brenda tre muajsh duke paguar vetëm tarifën përkatëse të këtyre tre muajve. Deri më tani, kontrata më e madhe e lobimit për llogari të një partie politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ajo e Partisë Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017. Në atë kohë PD pagoi rreth 1 milionë dollarë për shërbime lobime në SHBA, përmes një kompanie guackë nga Skocia, e quajtur Biniatta Trade. Por ky ishte një veprim që i hapi jo pak telashe zotit Basha, pasi Biniatta rezultonte e lidhur me disa shtetas rus. Për këtë çështje u hap një hetim në Shtetet e Bashkuara nga FBI, ku zoti Muzin pranoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane. Paralelisht u hap një hetim edhe nga prokuroria shqiptare ndaj zotit Basha, por çështja u mbyll. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

“Non- grata”, dokumenti i Kongresit zbulon pse nuk i hiqet Berishës

Ndërkohë nga ana tjetër, bëjnë me dije se në fund të muajit që shkoi (dhjetor 2025) Kongresi Amerikan ka paraqitur një dokument të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, ku ndër të tjera parashikohet edhe kodifikimi i sanksioneve që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

Referuar dokumentit, sanksionet, përfshirë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, siç është në fuqi në atë datë të miratimit, mund të hiqen vetëm nga Presidenti amerikan, i cili duhet të bindë nënkomisionet përkatëse në Kongres. Një nga politikanët më të rëndësishëm të sanksionuar në Ballkanin Perëndimor është Sali Berisha, ish-President dhe ish-Kryeministër, i cili prej më shumë se 4 vitesh është shpallur “non-grata” nga SHBA. Berisha ka deklaruar se ‘non grata’ ndaj tij ishte një lobim i George Soros, ndërsa akuzoi ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për nënshkrimin e aktit. Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit 2024 dhe marrjes së detyrës së Presidentit në 20 janar 2025, mes demokratëve pati një entuziazëm se ‘non grata’ e shpallur nga administrata Biden, do të fshihej nga ajo e Trump. Madje Berisha deklaroi se do të lobonte për të arritur një gjë të tillë. Në fakt, përgjatë vitit të parë të Presidencës Trump asgjë nuk lëvizi, Berisha mbeti i sanksionuar dhe bazuar në dokumentin e fundit të Kongresit, duket se vitin e ardhshëm do të shtohen emrat në listën e “zezë” të amerikanëve. Dokumenti i Kongresit qartëson arsyet sepse një sanksion nuk mund të hiqet aq kollaj, madje duket i pamundur nëse ai siglohet nga Departamenti i Shtetit. Nëse i referohemi dokumentit, që një sanksion të hiqet, së pari nuk mjafton vetëm firma e Presidentit, por ai duhet të bindë Kongresin, çka është një proces jo thjesht i gjatë, por edhe i komplikuar.

Next Post

Venezuela në kaos, të shtëna me armë në Karakas pranë selisë qeveritare

Rrugët e Durrësit ‘pushtohen’ nga uji, vijojnë shkarkimet në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës

Foltorja është një shpëtim për të gjithë ata që duan të jenë optimistë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved