Sali Berisha, ka folur për arrestimin e kreu të PL-së, Ilir Meta të cilin sot e ka aleat, por dikur e kishte kundërshtarë politikë.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha është shprehur se arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta do e çojnë në gjykatën e Hagës.
Sipas Berishës, trajtimi që iu bë kreut të PL-së, ishte një torturë çnjerëzore publike.
“I tillë është rasti i kryetarit të Partisë së Lirisë. Ne duhet të përgatisim dosjen për në Hagë sepse është torturë çnjerëzore publike.
Ne do punojmë me Partinë e Lirisë të dërgojmë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës dhe të ndjekim të gjitha instancat në OKB dhe kudo.
Sepse ekzistojnë komisione antitorturë dhe ajo ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik.
Prandaj me juristët më të mirë, ai rast do të paraqitet në të gjitha instancat si një rast i ushtrimit për hakmarrje të torturës publike”, tha Berisha.