Teksa vendi ndodhet në shtetrrethim për shkak të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ish-kryeministri Berisha është i vetmi që po bën opozitë përballë mazhorancës qeverisëse.
Berishës nuk i ndahet zemra nga kaosi, dhe sapo i jepet mundësia e shfrytëzon. Rasti i fundit është me një video që po qarkullon në rrjet se në burgun e sigurisë së lartë 313 në Tiranë të burgosurit janë dëgjuar të fishkëllejnë dhe të bërtasin nga dritaret e tyre.
Në video dëgjohen thirrje “Rama ik!”, “Bravo…” dhe “Mbyte…”. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për atë që po ndodh atje.
“Proteste ne burgun 313! sb”, shkruan Sali Berisha dhe publikon pamjet më poshtë.
Kujtojmë se këtë të martë është mësuar nga mediat se një i burgosur italian ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin e arrestuar si “bossi” i klanit mafioz Di Cosimo në Bari.