Mediat publikon mbrëmjen e sotme përgjimet e siguruara nga Prokuroria e Krime të Rënda, të cilat tregojnë se si i ashtuquajturi “dëshmitari X”, komunikon në telefon me Fredi Alizotin, që në audio-përgjim shtirej si Agron Xhafaj, duke tronditur themelet e SHQUP.
Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuarme Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Olldashi.
I ftuar në “Open”, Salianji pranon se ka marrë telefonata nga një numër i panjohur, por thotë se nuk është përgjigjur.
Më tej, ai thotë se: “Brenda këtij materiale ka shumë kontradita që e inkriminojnë policinë e shtetit. Telefonit tim i ka rënë një numër i panjohur, por nuk i jam përgjigjur”.