Sali Berisha dhe njerëz të tij, prej disa ditësh janë duke akuzuar shqiptarët e Maqedonisë, se i kanë ardhur në ndihmë Lulzim Bashës.
Sipas Berishës dhe njerëzve të tij, bëhet fjalë për një grup të Kumanovës, që janë pjesë e “Vëllazërisë Myslimane”.
Kjo ka sjellë reagimin e ashpër edhe të vetë Kim Mehmetit, një mbështetës i flaktë i Berishës prej vitesh i cili nuk e beson se Berisha, Tritan Shehu dhe gjithë lehsit e Foltores sajojnë historira imagjinare nga më të çuditshmet dhe monstruoze, në dëmë të kombit shqiptarë.
Ai thotë se tezat janë antishqiptare dhe ato përdoren vetëm nga serbët por kurrë nga Berisha . Siç duket ky Kimi përveç shumë gjërave që nuk ka, nuk ka as sy dhe vesh si shumë Saliar të tjerë.
Ja çfarë broçkullash shkruan Kim Mehm*ti
“Nuk dua ti besoj si të vërteta lajmet se të afërmit e Doktorit që donë ta rithemelojë PD-në, i paskan ringjallur gënjeshtrat serbe, duke e informuar botën se shqiptarë e Maqedonisë janë ‘vëllazëri myslimane’, nga të cilët duhet mbrojtur Evropën e krishterë!?
Nuk dua ta besoj këtë sepse edhe Doktori, po aq sa edhe unë, e dinë se gjatë themelimit të PD-së, shqiptarët e Maqedonisë, e lanë anësh vetveten, për ta ndihmuar këtë parti dhe demokratizimin e Shqipërisë. Dhe andaj, ndër të tjerat, derdhën drejtë Tiranës para jo me grushte, por me thasë, edhe atë pa pyetur kurrë se kush dhe si ato i harxhoi.
Pastaj nuk dua t’i besoj këto lajme sepse edhe unë edhe Doktori e dimë sa të moçme janë gënjeshtrat antishqiptare të përdorura nga qarqet serbe, të cilat gënjeshtra kanë për qellim ta paralajmërojnë Evropën sa është e ‘rrezikuar’ nga myslimanët e Ballkanit?!
E nëse këto lajme janë të vërteta, atëherë shqiptarëve të Maqedonisë nuk u mbetet asgjë tjetër përpos ta pranojnë se politikanët që e kanë humbur pushtetin mbi vetveten, janë të gatshëm të shkelin edhe mbi kufomat e popullit të vet, vetëm për të ardhur në pushtet.
Siç do duhet të pranojnë se investimi i tyre në PD ka qenë i gabuar, se me atë investim kanë kontribuar që Shqipërinë ta mbulojë plehu politikë i prodhuar tri dekadave të fundit dhe që mëmëdheu, nga diktatura e xhaxhit Enver, të kalojë në ‘Diktaturën e Lekut’, të ‘Rilindjes’ së Piktorit.
Sidoqoftë shqiptarët e Maqedonisë e meritojmë të jetojnë në paqe me vetveten dhe me vëllazërinë shqiptare, sepse mëmëdhe Shqipërisë dhe atdhe Kosovës, u kanë qëndruar pranë në çastet e tyre më të vështira. Edhe atë jo për t’ia larë borxhin shqiptarisë, por për t’i dalë hakut vetvetes.
Dhe nëse është e vërtet se shqiptarëve të Maqedonisë askush nuk ua ka borxh mirënjohjen, atëherë është më se e vërtet se të shkelësh mbi përkatësinë e tyre fetare, edhe atë vetëm për ta shpëtuar karrierën personale politike dhe, vetëm që t’i jargavitesh botës së krishterë, është antishqiptari e neveritshme”, shkruan ai.