Gazetari Ylli Rakipi ka treguar se në vitin 2017 i ka thënë Lulzim Bashës që të kandidonte për deputet Preç Zogajn, si një nga njerëzit më me vlerë të këtij vendi dhe si një nga themeluesit e PD-së.
Ai tha se Basha e pranoi që Zogaj ishte “shumë i zoti”, por i duhej mbështetja e tij nga jashtë Parlamentit. Përsa i përket tërheqjes së Mark Markut, Rakipi tha se profesori u largua nga PD pasi e pa që ajo parti ishte “hale”.
“Unë në vitin 2017 i kam thënë njeriut më të rëndësishëm në PD, “merre Preçin sepse është vlerë e këtij vendi, ka themeluar Partinë Demokratike”. “Shumë i zoti”, por na duhet aty jashtë”, më tha. Ky i shkreti bërtet se do të kthehet atje. Ky tjetri (Mark Marku) iku me vrap nga ajo parti se e pa që ishte hale.
Marku do të kthehet, por nuk e marrin, deti kos të bëhet. Nuk e marrin sepse ata e kanë vetë atë parti”, thga Rakipi në “Opinion” duke shkaktuar të qeshura.