Prej 2 orësh në shesh mbahet protesta e thirrur nga Edi Rama dhe Sali Berisha, ndërsa kryeministri Edi Rama momentalisht ndodhet në Paris për aktivitetin e “Forumit të Paqes”.
E teksa mbahet protesta para Kryeministrisë, Aleksandër Soros, djali i George Soros ka publikuar foto me Edi Ramën dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç. Mbi foton e postuar në Instagram Soros shkruan “Vëllezërit në Paris pjesa 2”, (Brothers in Paris part 2), ndërsa të tre pozojnë të buzëqeshur.
Edi Rama gjatë ditës së sotme është shfaqur në krah të liderëve të Europës dhe presidentit të Francës Macron me të cilin ka zhvilluar një takim të rëndësishëm.