Ka nisur ndryshe protesta e nëntë kombëtare e opozitës joparlamentare (ora 20:00) kundër qeverisë. Simbolika të ndryshme për të treguar lidhjen e qeverisë me krimin, siç opozita akuzon, nxitur së fundi edhe nga përgjimet e publikuara së fundi në median gjermane “Bild” nga dosjet 184 dhe 339, ku ka hetime edhe për shit-blerje votash.
Busti i ish-diktatorit Enver Hoxha me kokën e kryeministrit Edi Rama, dhe disa të rinj demokratë të shtrirë në një dyshek vendosur para kryeministrisë, me maska të Edi Ramës dhe ministrave të tij të akuzuar nga opozita, një simbolikë e akuzës së kahershme të opozitës: Rama fle me krimin.
Protestës së 9 kombëtare të opozitës së bashkuar i është bashkuar edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Ashtu si në çdo protestë, lideri historik i PD-së, i është bashkuar edhe këtë të premte protestës së opozitës së bashkuar, në sheshin përpara Kryeministrisë.
Me dy gishtat lart Berisha ka përshëndetur protestuesit e shumtë në numër në protest ndërsa është bërë një me ta në shesh.
Por në rrjetet sociale që ish-kryeministri Sali Berisha shpërndan në rrjetin e tij social nuk janë pritur mirë, pasi qytetarët e kanë masakruar me komente.
Ata shprehen se Berisha është fajtori kryesor i gjendjes së rëndë në Shqipëri.