Ervin Salianji ka mbajtur një takim entuziast me anëtarët e Partisë Demokratikë në Durrës.
Pavarësisht se Berisha kishte kërkuar bojkotimin e takimit të Salianjit, Dega e PD-së së Durrësit nuk i është bindur.
Salla në të cilën është mbajtur takimi i Salianjit, është mbushur plot.
Takimit i janë bashkuar një numër i konsiderueshëm drejtuesish lokalë dhe figura të njohura të PD-së në qark.
Mes pjesëmarrësve ishin kryetari i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë Durrës dhe ish-drejtues i Foltores, Tan Burgia; nënkryetarët e Degës, Vis Shuaipi; ish-deputeti Pëllumb Berisha; sekretari i Degës, Arlind Boshku; sekretari organizativ, Nikolin Radovani; si edhe Luan Hoti, kryetari i fundit i zgjedhur me votë.
Në takim morën pjesë gjithashtu drejtues strukturash, ish-deputetë dhe drejtues ndër vite, si dhe pjesa dërrmuese e drejtuesve të grupseksioneve.
Deputetët më të votuar të Qarkut të Durrës, Aulon Kalaja dhe Ndreca Pjetri, ishin gjithashtu pjesë e mbledhjes. Aktualisht, Dega e Durrësit nuk ka kryetar të zgjedhur.






