Babalepartia nxorri sërish një tjetër xhambaz nga radhët e saj, i quajtur Edi Samari i Lulit, e si tregtarë që është, i miellit dhe i specit, na doli dhe ekspert hipizmi, edhe pse të vetmen shalë që i ka hypur ndonjëherë… thuhet me mëdyshje, të jet ajo e biçikletës.
Por xhambazi që ka nevojë për një samarxhi për rregullim, nuk bënë asnjë ditë pushim dhe nisi po sot, të nxjerr histori zhurmuesish nga thesi i tij i gënjeshtrave.
Sipas xhambazit, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, publikoi në Facebook foto duke i dhënë një kali mbi një shalë, që vlen jo më pak se 7500 euro.
Samari i Lulit, u tha shqiptarëve, se: Tahiri “sfidon” drejtësinë “duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë”, duke qenë se dosja e tij është një ditë para verdiktit nga Gjykata e Lartë.
Ky ronxhobonxho, njësoj si shpura e sojit të tij, nuk u tha për asnjë moment shqiptarëve nëse kali, lidhëset, shala apo dhe çizmet, ishin pronë e ish-ministrit, apo ai po bënte hipizëm për hesap të tij “mbi” pronën e dikujt tjetër.
“Samari” i Lulit që gënjen edhe për orën, nuk mund të ishte më inteligjent se i zoti i tij, ndaj edhe krahasimin e shalave e ka bërë sipas “oreksit” të tij, për të thënë… por edhe për të “ngrënë”.
Shala që qëndron Tahiri, nuk ka lidhje fare me shalën që krahason Samari i Lulit, debat mund të haj vetëm ngjyra! Por dhe në është kopja e saj, asnjë nuk mban përgjegjësi kur s’është shala e tij.
Samari i Lulit nuk duhet të hungërij sa herë i ndjen lezetin asaj pune… se vjen anti-shpifja, që ta ndreq samarin kur të krruhet!/Ekskluzive.al