Në Tiranë po mbahet konferenca e 3-të e samitit për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s me pjesëmarrës kryeministrin Edi Rama dhe ekspertë e përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnere të Aleancës.
Kryeministri Edi Rama foli për sulmin nga Irani.
“Qeveritë marrin meritën ose fajin për atë çfarë bëjnë, si duhet ose atë për të cilën gabojnë, pro qeveritë kurrë nuk marrin meritë për atë çfarë parandalojnë të ndodh. Ajo nuk është vetëm pjesë emisionit, por pjesë e rëndësishme të këtij misioni. Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë çfarë parandalojnë të ndodhë, besoj se njerëzit do të kishin mendim më të mirë për to.
E pamë veten mes një sulmi kibernetik që synoi infrastrukturën tonë dixhitale, ne kemi investuar në infrastrukturën tonë dixhitale, për një qëllim të rëndësishëm, në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori të rëndë ryshfetesh”, tha Rama.