Gjykata e Izmirit në Turqi ka refuzuar kërkesën për lirimin e pastorit amerikan Andrew Bunson.
Ky i fundit akuzohet për spiunazh dhe lidhje me grupin e Fetullah Gulen, që Erdogan e cilëson përgjegjës për grushtin e shtetit.
Për momentin pastori ndodhet në arrest shtëpie, për shkak të kushteve shëndetësore, shkruan Telegraph.
Si masë ndëshkimore, Presidenti amerikan, Donald Trump ka rritur tarifat e aluminit dhe çelikut për Turqinë. Kjo ka bërë që lira turke, të shkojë në pikiatë, që prej ditës së premte.
Ndërkohë Turqia nuk ka qëndruar duarkryq, pas sanksioneve të Amerikës. Ankaraja ka vendosur të dyfishojë tarifat e importit, për të gjitha mallrat amerikanë, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Trump.