Mbrëmjen e kaluar u shpall fituesi i Sanremo 2020, i cili do të përfaqësojë Italinë në festivalin Eurovision.
Triumfin e mori Diodato me këngën “Fai Rumore”. Në vendin e tretë u shpall Pinguini Tattici Nucleari me Ringo Starr, ndërsa i dyti ishte Francesco Gabbani me Viceversa.
Kënga e Diodato është një baladë e ngadaltë emocionale, por me një kor të fuqishëm. Diodato ishte një interpretues tjetër që sapo prezantoi këngën e tij qëndroi para mikrofonit për vargun e parë dhe më pas nisi të lëvizë nëpër skenë duke treguar se e ndjen me shpirt.
Pa shumë kthesa fjalësh dhe me efektivitetin e thjeshtësisë, Diodato flet për dashuri, për një ndjenjë të pastër dhe të vështirë për t’u harruar, duke shprehur qartë vuajtjen për një dashuri të përfunduar.
Kjo është hera e dytë që Diodato ngjitet në skenën e Sanremo dhe këtë vit synonte fitoren.
Ky edicion vjetor i festivalit Sanremo u mbajt në Teatro Ariston në Sanremo, dhe si zakonisht u organizua nga Televizioni Italian (RAI). U realizuan plot pesë netë spektakël ku ishin të ftuar emra të njohur nga e gjithë bota.
Në skenën e madhe u ngjit edhe moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu, e cila prezantoi krah Amadeus, drejtori artistik dhe moderator i këtij edicioni.
Nuk dihet ende nëse në pjesëmarrjen në Eurovision, Diodato do të përfaqësojë Italinë në gjuhën italiane apo angleze./a.m/noa.al
blob:https://www.youtube.com/233c3eb1-8c21-486d-bdf1-8620e79c8081