Deputeti Myslim Murrizi ka publikuar dy video për të cilat thotë se janë regjistruar tek Kodra e Diellit. Në një postim në profilin e tij në Facebook, krah videove ku tregohen vilat, Murrizi shkruan se ato janë sarajet e ‘qurrashëve që erdhën me brekë thesi në Tiranë’.
Deputeti u drejtohet politikanëve shqiptarë, për të cilët shkruan se nuk kanë deklaruar asnjë biznes legal dhe që janë motra e vëllezër në vjedhje.
“SARAJET TEK KODRA E DIELLIT TIRANE, TE POLITIKANEVE TE QESEVE DHE QURRASHEVE QE KANE ARDHE ME OPINGA E BREKE THESI NE TIRANE. Ministra dhe ish Ministra deputet kryetar bashkie dhe antare te tufes se perbashket te hajduteve prej 20 vitesh, jane komshinj te mire, ortake me njeri tjetrin dhe njelloj qurraviten me qese ne dore ne çdo fatkeqesi qe godet Shqiptaret Nuk jam kundra biznesit dhe te pasurit, por keta hajdute ordiner nuk kane deklaruar kurre prej 30 vitesh asnje lloj biznesi legal
Te gjithe duan te ngjajne me njeri tjetrin sepse ne fakt njelloj HAJDUT jane,ndaj te gjithe kane te njenjten model vile me pishima mbi tarace. Komshinj tek Kodra e Diellit. Komshinj tek gjiri i Lalzit. Komshinj pas TEGUT. Komshnjinj ne bregdetin e Jugut. VELLEZER E MOTRA NE TE VJEDHUR. VELLEZER E MOTRA NE HIPOKRIZI. VELLEZER E MOTRA SI MASHTRUES. QESET E POLITIKES SHQIPTARE,“- shkrun Murrizi krah videove.