Princi Harry ka shpërndarë një letër të hapur publike mjaft emocionale. Ai ka folur me sinqeritet për sulmet që nëna e tij e ndjerë princeshë Diana, ka pësuar nga shtypi britanik.
Të njëjtën situatë siç duket po e kalon sot, edhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle. Në letrën e tij, Harry e lidh trajtimin e shtypit të Meghan me atë të princeshës, e cila vdiq si pasojë e një aksidenti në Paris, teksa përpiqej t’i shpëtonte gazetarëve.
“Unë nuk mund ta përshkruaj sesa e dhimbshme ka qenë. Frika ime më e madhe është se mos përsëritet historia. Unë e kam parë se si njerëzit që dua të mos shihen si persona të vërtetë. Kam humbur nënën time dhe tani shikoj gruan time që bie viktimë e të njëjtave forca të fuqishme”,-shkruan Harry.
Shtypi britanik ka cënuar shpeshherë jetën private të Dukeshës së Sussex-t, duke publikuar fakte që ia kanë ulur reputacionin në publik. Princi ka treguar me sinqeritet sesa shumë ka vuajtur Meghan në heshtje për gjithë sulmet e shtypit britanik.
Letra është shkruar vetëm nga Harry, jo si çift me Meghan dhe përfundon me një falënderim mirënjohjeje për publikun që i kanë mbështetur ata.