Pas fjalës së kandidates Arta Marku, për Kryeprokurore, seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po vazhdon me Fatjona Memçajn.
Kjo e fundit, aktualisht po bën një prezantim të karrierës së saj.
“Kam qenë një nga prokuroret e para të Task Force-s shqiptare për pastrimin e parave; kam drejtuar Drejtorinë Ligjorë në Presidencë duke bërë akte ligjore që shërbejnë edhe sot. Po kështu kam qenë edhe drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe prokurore në Prokurorinë e Apelit”, u shpreh Memçaj.
Më tej shtoi:
“Jam doktore shkencash, kam eksperiencë disavjeçare, jam përfshirë në mësimdhënie; po kështu anëtare e bordit të Magjistraturës dhe anëtare e KED-së.”