Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror. Mësohet se në fjalën e tij, Veliaj është shprehur se prokurori Dado nuk e ka mbaruar shkollën e Magjistraturës, e megjithatë lejohet të arrestojë njerëz. Ai ka deklaruar se procesi kundër tij është kurth.
“S’jam këtu për mëshirë, apo për dramën e familjes time. Ols Dado s’ka mbaruar Magjistraturën, por arreston njerëz. Kallëzimi ndaj meje është bërë nga një njeri që nuk ekziston. Kam frikë se është një kurth ky proces im. Pas kallëzimit të Nesti Angonit, çështja u regjistrua pas 7 muajsh dhe jo pas 2 javësh sipas afatit. Regjistrimi i çështjes ndaj meje nga dora e një njeriu që ka marrë porosi”, mësohet të kenë qenë disa nga fjalët e Veliajt në seancën që po vijon.
Po ashtu, Veliaj ka thënë se prokurori Dado vinte shpesh në Bashki për të kërkuar leje ndërtimi. “Cili është dëmi që i kam shkaktuar Tiranës? U dëmtua se mbolla pemë apo se ndwrtova çerdhe? Ols Dado vinte shpesh në Bashki për të kërkuar leje. Zyrtarët që nuk mbushin kriteret sjellin pasoja. Sot plehrat janë sheshit në kryeqytet”,





