Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për t’i hequr masën “arrest në burg” të caktuar nga Gjykatës së Vlorës për blerje të votave në zgjedhjet e 14 majit
I ftuar në një program televiziv sekretari i OMONIA-s në Himarë, Marin Suli ka deklaruar se Beleri nuk po mbahet në burg për faktin që është grek por sepse sipas tij nuk i pëlqen kryeministrit Rama që të marrë në drejtim Himarën.
Me këtë deklaratë ai ka rrëzuar pretendimet e Vangjel Dules por edhe të vetë Belerit që pretendon se po ndiqet penalisht për faktin se është grek.
“Të gjithë e dinin që do refuzohej kërkesa e Belerit sot”.“Beleri nuk po përndiqet se është grek. Beleri në burg vetëm sepse nuk i pëlqen Ramës”, shtoi ai.
Por cilat janë arsyet që sipas tij Rama e do në burg Belerin?
“Thelbi i bisedës është çfarë pune i prish Ramës. Solli shkarkimin e zonjës Xhaçka. Zoti Beleri ditën që do vejë në bashki, komisioni i parë që do ngrihet është ai i abuzimit me pronat.
Imagjino të hapësh letrat e 12 viteve çdo ndodhë. Kjo nuk ka lidhje me faktin se ai është grek. Beleri nuk i pëlqente Ramës sepse nuk do t’i bindej. Gjuha e Ramës është skandaloze tetë ditë para zgjedhjeve.”
Pra pronat sipas këtij shqiptaro-grekari pronaat që janë në varësi të Kadastrës do kalokan në varësi të Bashkisë, posa Beleri me 6 emra nga Progonati do bëhet kryetar Bashkie, që kurrë nuk ndodh, sepse ka një vendim të formës së prerë i dënuar në Greqi si anëtari i grupit terrorist MAVI dënim që nuk është deklaruar dhe me ligjin e dekriminalizimit në SPAK janë gati për t’i kërkuar n∆e tjetër hetim për një tjetër dënim.