5 ditë pasi Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA për të strehuar në Shqipëri një grup afganësh që u rrezikohet jeta nga talebanët që morën pushtetin në Afganistan, kryeministri Edi Rama është telefonuar nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari dhe Kryeministri u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO -s, dhe vendimin e Shqipërisë për të pranuar përkohësisht strehimin e afganëve në nevojë.
Sekretari Blinken falënderoi kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve tona” mbyllet njoftimi nga zëdhënësi i DASH-it.