Deputeti opozitar Myslim Murrizi reagon pas lajmit të publikuar në media se sekretari organizativ i Partisë Demokratike ka fituar një tender pa garë përmes kompanisë së tij, me vlerë 190 mijë dollarë.
Murrizi thotë se ishte pikërisht Dollapi ai që kërkonte ta shpallte si armik dhe si të blerë nga pushteti deputetin që s’pranoi të djegë mandatin por qëndroi në parlament.
“Nuk e di çfarë mendojnë sot, tufa e servilëve që i lëpihej nga pas dhe që e mendonin si i deleguar nga kominterrni?”, pyet Murrizi në një shkrim në Facebook ku ndër të tjera thotë se në 8 vite qeverisje të socialistëve janë 13 anëtarë të kryesisë së PD që kanë fituar tendera.
Shkrimi i plotë:
“Lideri” i LULIT dhe kandidati për deputet i Lisen Bashkurtit që bridhte në shkurt- qershor 2019 si dushan mugosha nëpër seksionet e PD Lushnje për të më shpallur mua si armik dhe se më kishte “blerë” pushteti.
Nuk e di çfarë mendojnë sot, tufa e servilëve që i lepihej nga pas dhe që e mendonin si i deleguar nga kominterrni????
Po Luli çfarë mund të mendoj sot për kapon e madh te organizimit????
Kam dy vjet që jua them në parlament që hajdutët e parave publike janë bashkë PS-PD-LSI, por mjerimi i një grushti militantësh as sheh, as dëgjon, as flet e as mendon
AJO VETËM ULËRET DHE DURARTROKET PADRINON E RADHËS OSE PER KË TI THOTË PADRINOJA
Nga viti 2015-2019 Partia Demokratike kishte 15 bashki të drejtuar nga kryebashkiak të PD
Si ka mundësi që të gjitha tenderat e pastrimit të qyteteve të këtyre bashkie i ka fituar një “armik” politik i tyre, një socialist i betuar demek????
Nga bashkia Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Pogradec, Devoll etj të gjitha tenderat e pastrimit i fitonte ky “armiku” i demokrateve???
Po në këto 8 vite të qeverisë rilindase si ka mundësi qe “fitojnë” tendera 13 antarë të kryesisë së PD???
Prej 20 vitesh kam edhe unë kompani ndërtimi, por nuk e di se çfarë kushtesh nuk plotësoj dot që nuk “fitoj” asnjë tender???
Ju ftoj publikisht të gjithë ju fundërrinat e këtij vendi, nga politika, nga mediat nga pushteti, nga opozita dhe nga çdo hale ku jetoni lehni e shkruani të ma gjeni një tender apo konçension nga paratë e taksave të Shqiptarëve që Myslim Murrizi ka marë në këto 30 vite neokomunizëm dhe nxireni
Ndërsa këta plehra kanë 30 vjet që vjedhin bashkë, qeverisin bashkë, tallen dhe mashtrojnë së bashku Shqiptarët dhe fatkeqësisht Shqiptarët i besojnë dhe ju shkojnë nga pas për nje thes miell apo 5 lekë të qelbura që jua japin të shtunën për ti blerë votën të djelen që tua lërojnë përsëri n…. të hënën e kështu prej 30 vitesh
Dhe kështu do vazhdojnë derisa ky popull të votoj me stomak e të duartrokas çdo fundërrinë që i shfaqet si “lider” nëpër kongreset e partive politike