Ka kaluar pak kohë që nga mbushja e plot 20 viteve që nga vdekja tragjike e Princeshës Diana.
Por ama familjarët vec kujtimeve të ëmbla kanë zbuluar edhe disa “sekrete” për jetën dhe veprimtaritë e saj.
Por dizanjuesi i veshjeve të saj ka zbuluar mesazhin emocionues që Princesha kishte të fshehur në këpucët e saj të martesës me Princin Charles.
Megjithëse këpucët ishin kryesisht të fshehura nën fustanin e dizajnuar nga Elizabeth dhe David Emanuel që pa diskutim u quajt “veshja e shekullit”, Daily Mail raporton se në këpucët e princeshës, të krijuara këto nga këpucari i famshëm Clive Shilton mbanin një ‘haraç’ për burrin e saj.
Edhe në këpucë ajo kishte zgjedhur të shprehte dashurinë ndaj princ Charles, duke shkruar inicialet e saj dhe të tij, dhe në mes të shkronjave C dhe D, kishte edhe një zemër në mes.
Këpucët e princeshës Diana kishin një takë të ulët dhe ishin të mbuluara me 132 perla.
Edhe pse gjithë kjo përgatitje për një dasmë që do të mbahej mend, dashuria e tyre nuk triumfoi gjatë, pasi ata u ndanë pas disa vitesh martesë. /albeu.com/