Aq më e madhe që është diferenca e gjatësisë mes një çifti të martuar, aq më e lumtur do të jetë gruaja – të paktën kështu thotë studimi i ri nga hulumtuesit e Universitetit Konkuk.
Duke i analizuar të dhënat e 7,850 grave nga një anketim afatgjatë, hulumtuesit kanë zbuluar se ndryshimet e mëdha në gjatësi ndikojnë pozitivisht në lumturinë e gruas, edhe pse lidhja fillon të dobësohet gradualisht dhe ka tendenca të prishet e tëra pas 18 viteve martesë.
Edhe pse është i njohur fakti se gratë i preferojnë meshkujt e gjatë për çiftëzim, asnjë studim nuk ka hetuar në qoftë se një burrë i gjatë e bën gruan e tij më të lumtur.
Sipas një studimi të vitit 2014, 48.9 për qind e grave kishin insistuar të dilnin në takime me meshkuj që janë më të gjatë se ato.
Veç kësaj, një studim tjetër i vitit 2007 ka zbuluar se 23 për qind e meshkujve do të kishin pranuar të ishin në një lidhje ku gruaja është më e gjatë, krahasuar me vetëm 4 për qind të grave që e kanë pranuar të njëjtën gjë.
Duke shkruar në revistën Personality and Individual Differences, hulumtuesit kanë thënë se ka arsye të shumta se përse gratë janë më të lumtura me një burrë të gjatë. Njëra ndër to është se thjesht gratë instinktivisht i pëlqejnë meshkujt e gjatë, përderisa arsyet për këtë ende nuk dihen.
Gjithashtu, femrat i preferojnë meshkujt e gjatë sepse kanë tendenca të jenë më pjellor