Selvia, zëdhënësia e re e PD, ka ngritur një akuzë serioze ndaj qeverisë dhe ka zbuluar shkakun përse ne nuk do të na hapen negociatat me BE.
Dhe kjo lidhet me vizitën e Kolinda Kitaroviç.
Në komentin e saj, Selvia jep dhe argumentet për këtë punë:
“Të dashur qytetarë shqiptarë.
Sot Shqipëria pësoi një tragjedi të re.
Gjatë shtrëngimit të duarve në Kuvend mes deputetit Balla dhe presidentes kroate Kolinda Kitaroviç, Balla është parë qartë duke i shkelur syrin presidentes kroate.
Shkelja e syrit është bërë në mënyrë provokuese dhe kishte konotacion seksual.
Me këtë shkelje syri, qeveria e krimit ka dashur të joshë seksualisht presidenten kroate, me qëllim që ajo të mbyllë njërin sy për drogën, krimin dhe korrupsionin.
Por presidentja kroate nuk u tundua.
Ajo e injoroi shkeljen e syrit dhe vazhdoi përpara, duke u dhënë dorën deputetëve të tjerë.
Përpjekjet e mjera të Ballës për ta joshur atë dështuan me turp.
Por pasojat e kësaj përpjekje do t’i vuajë Shqipëria.
Nga burimet tona, sapo është kthyer në hotel, presidentja kroate ka pyetur se kush ishte ai që i ka shkelur syrin.
Ne i ofruam të dhëna nga “qyetari digital”, që ai është një deputet që ka përdhunuar një të sëmurë me SIDA.
Ajo u çudit shumë pse ka përdhunuar atë me SIDA, dhe jo një pa SIDA, por ne i thamë se ai ka qenë i mërzitur se kishte humbur Bajerni, dhe ka dashur të vrasë veten duke përdhunuar atë me SIDA.
Qysh atëhere ai nuk është prekur ende nga sëmundja, por është i infektuar dhe me gjestin e shkeljes së syrit, ai kërkon t’i bëjë atentat popullit kroat, duke transmetuar sëmundjen tek presidentja kroate.
Të gjithë këtë e bën se presidentja kroate ka luftuar korrupsionin, ka shitur veturat “Benz” që kishte qeveria, ka ulur rrogën dhe ka bërë transparente shpenzimet qeveritare.
I frikësuar se nën shembullin e saj, këto gjëra këtu do t’i bëjë dhe Ilir Meta, Taulant Balla tentoi ta joshte atë seksualisht, për t’i shkaktuar një tragjedi popullit kroat dhe Ballkanit në tërësi.
Pas kësaj, integrimi i Shqipërisë në Europë ka marrë fund dhe ne nuk do kemi më shans të na i hapin negociatat.”
Pas reagimit të PD-së, zoti Balla dha shpjegimin e vet.
Ai theksoi se i kishte shkelur syrin Albana Vokshit, pasi kjo e fundit po u mburrej shoqeve që Kolinda qenka e shëndoshë, ajo jo.
-Unë desha t’i them zonjës Vokshi që jo çdo gjë që peshon njësoj, shijon njësoj, tha Balla.