Ajo është padyshim një ndër femrat më të bukura shqiptare, ndërsa kohët e fundit ka emigruar larg Shqipërisë, në SHBA ku edhe po punon për zhvillimin e karrierës së saj në rang ndërkombëtar.
Bëhet fjalë pikërisht për Adrola Dushin, e cila duket se ka zhvilluar një set të ri fotografik, kësaj rradhe krejtësisht nudo.
Këtë gjë e ka bërë vetë me dije bukuroshja shqiptare me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqet mjaft sensuale në rërë.
Kohët e fundit Dushi pranoi publikisht se i kishte dhënë fund martesës së saj, ndërsa është shpërngulur prej disa muajve drejt SHBA-ve sëbashku me djalin e saj Troin.