Dua Lipa ishte një ndër të ftuarit specialë të Sanremos, e cila këndoi në natën e katërt të edicionit të 70-të të Festivalit italian të Këngës.
Këngëtarja me origjinë kosovare këndoi “Don’t Start Now”, e përzgjedhur nga albumi i ri “Future Nostalgia”, që pritet të dalë më 3 prill.
Prezantuesi i festivalit, Amadeus e prezantoi si një kantautore të re, tepër të talentuar dhe shumë të dashur për publikun. Dua iu drejtua të pranishmëve duke thënë: “Faleminderit për mbështetjen”!