Parlamenti katalanas zgjodhi sot si president të Katalonjës kandidatin separatist, të zgjedhur nga ish-presidenti në mërgim, Carles Puigdemont, Quim Torra, i cili premtoi se do të vazhdonte të ndërtonte një shtet të pavarur.
Quim Torra, i sapo futur në politikë, u zgjodh me 66 vota pro nga partitë e mëdha indipendentiste, 65 kundër dhe katër abstenime nga deputetët e një partie të ekstremit të majtë.
“Rroftë Katalonja e lirë!”, theksoi ai pas zgjedhjes duke premtuar se do të punonte papushim për ndërtimin e një republike të pavarur.